Sugjerojmë:

Argjinare me domate dhe qepë

Ingredientët

  • Argjinare 1.70 kg
  • Vaj 2 ½ filxhanë kafeje
  • 3 qepë mesatare
  • 4 domate mesatare
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Argjinaret e pastruara përvëlohen me ujë të valuar me kripë për 3-5 minuta që të mos nxihen.

2

Qepa grihet hollë dhe skuqet me vaj.

3

Hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe skuqen pak.

4

Shtohen angjinaret, kripë e kopër.

5

Hidhet ujë sa të mbulohen dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.

6

Kjo gjellë përgatitet dhe pa përdorur skuqjen.

7

Në tenxhere hidhen argjinaret e pastruara, qepë, vaj ulliri, kopër, domate, pak ujë dhe pastaj ziejnë.

Lini një koment