Sugjerojmë:

Aplikimi i kësaj maske çdo natë, do ju bëjë t’i harroni qeset e zeza poshtë syve!

Ndihesh i lodhur? Nuk ke ngrënë mirë? Je i dehidratuar apo gjumi për ty është shndërruar në luks? Neps.al ju sugjeron një maskë natyrale që përgatitet kollaj në kushtet e shtëpisë dhe do ju ndihmojë jashtë mase në luftën kundër qeseve poshtë syve.

Çfarë ju duhet?

  • 1 filxhan çaji xhelatinë e lëngshme
  • 1 grusht me gjethe mente të copëtuara
  • 1 grush me borzilok të copëtuar
  • 2-3 pika vaj bajameje

Udhëzime:

  • Të gjithë përbërësit i bashkoni në një tas dhe i përzieni mirë.
  • Hidheni masën sipër një letre kuzhine. Sipër i vendosni një letër tjetër kuzhine dhe prisni 30 minuta sa xhelatina të forcohet.
  • Hiqni letrat, filloni e prisni me thikë disa copa të vogla dhe i vendosni nën sytë tuaj. I  lini të veprojë për 15 minuta.
  • Më pas i largoni copat e xhelatinës me ndihmën e një letre të butë.

Aplikimi i kësaj metode çdo natë, do ju bëjë t’i harroni qeset e zeza poshtë syve. Ato ishin thjesht një endërr e keqe!/neps.al 

Lini një koment