Një trajtim i lëkurës para gjumit është shërbimi më i mirë që mund t’i “dhuroni” vetes në fund të ditës.
Xheli i Aloe Verës përmban polisakaride të cilat stimulojnë rritjen e qelizave të reja të lëkurës. Ai ndihmon në largimin e shenjave dhe papastërtive të lëkurës. Për shkak të vetive anti-inflamatore ai përdoret edhe në trajtimin e puçrrave në fytyrë.
Para se të vendosni maskën duhet ta pastroni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Çfarë ju duhet:
- 2 lugë çaji xhel Aloe Vera
- 1 lugë çaji lëng limoni
- 1 lugë çaji sheqer
Udhëzime mbi aplikimin:
- Nxirrni xhelin e Aloe Verës nga një gjethe e saj nëpërmjet një luge ose thike.
- E bashkoni në një enë me limonin dhe sheqerin.
- Vendoseni përzierjen në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore me gishtat tuaj. Lëreni maskën në fytyrë për 15 minuta.
- Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.
Bëjeni këtë maskë 2-3 herë në javë, për rezultate më të mira./neps.al
Lini një koment