A është e rrezikshme të gatuash me letër alumini? Ja ҫ’thonë studiuesit
Shtrimi i tavave, mbështjellja e ushqimeve për gatime “në zarf”… ka dhjetra mënyra sesi letra e aluminit përdoret në kuzhinë. Por keni menduar ndonjëherë që ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë?
Ndër vite ka pasur zërat të shumtë që kaën aluduar mbi rrezikun potencial që alumini mund të shkaktojë sëmundjen Alzheimer ose sëmundje të veshkave.
E vërteta është se alumini është kudo rreth nesh. Gjendet natyrshëm në ujë, ajër dhe tokë, dhe përdoret në aditivë dhe konservues. Mund të ekspozoheni edhe ndaj aluminit në disa kozmetika, antidjersa, etj. Kontakti i rregullt nuk duket se shkakton probleme.
Kur bëhet fjalë për letër alumini, sasi të vogla alumini kalojnë në ushqimin që është gatuar duke përdorur letër alumini ose enë gatimi prej alumini. Fatmirësisht, trupi ka mekanizma të shumtë për të ndihmuar në çlirimin e trupit nga sasitë e tepërta të këtij metali.
Por a duhet të shqetësohemi për letrën e aluminit që përdorim në kuzhinë? Sipas CDC (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA), nuk ka nevojë. CDC thotë se “një sasi shumë e vogël e aluminit në ushqim ose ujë do të hyjë në trupin tuaj përmes traktit tretës”. Megjithatë, shumica e aluminit në ushqim, ujë dhe ilaçe e lë trupin tonë shpejt në feces. Sasi të vogla alumini gjithashtu mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, por do të largohen nga trupi shpejt përmes urinës.
Hulumtimet tregojnë se gatimi i aluminit në temperatura të larta dhe përdorimi i ushqimeve acidike, kripës dhe erëzave shton kontaminimin e ushqimit me alumin. Megjithëse nuk ka gjasa që alumini i kulluar të shkaktojë dëm, ju mund të përdorni gjithmonë letër kuzhine në vend të letrës së aluminit për gatim në temperaturë të lartë
Pirja e ujit rekomandohet gjerësisht nga ekspertët e shëndetit si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ruajtur shëndetin e mirë. Praktika e pirjes së ujit të parë në mëngjes, veçanërisht me stomakun bosh, është përkrahur nga shumë...
Vuan nga rënia e flokëve? Flokët e tu duan ‘vite’ që të rriten dhe sërish s’je i kënaqur me gjatësinë dhe shëndetin e tyre? Dëshiron flokë më të dendur? Të tregojmë si ta përgatisësh vetë vajin e rozmarinës në...
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Lini një koment