Mos mendoni se për të humbur kile na duhet të bëjmë vrap si atletët. Jo! Trupi ynë do të definohet, varësisht ushtrimit që zgjedhim të bëjmë. Ka disa nga ata njerëz që ecin shumë në përditshmëri, e ka të tjerë që më shumë zgjedhin të ecin në pistën e palestrës.
Në rast se bëni një jetë sedentare është shumë e rëndësishme të ecni dhe vetëm të ecni.
Përse?
Nëse zgjidhni të ecni, këmbët tuaja do ta humbasin shumë shpejt dhjamin e tepërt. Ky lloj sporti do t’i japë trupit tuaj shumë shpejt një formë të bukur. Në të njëjtën kohë, edhe krahët tuaj do të humbasin dhjamin, duke u dukur estetikisht më bukur.
Muskujt kryesorë që përfshihen pra nga e ecura, janë këmbët dhe krahët. Koha e rekomanduar është ndërmjet 30-60 minuta në ditë dhe brenda 3 muajve, rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme.
Po përsa i përket vrapit?
Vrapuesit kanë dhjamë të pakët në trup. Këmbët dhe kofshët janë pjesët e para të trupit që fillojnë të fitojnë një formë më atletike. Vrapuesit përdorin një sasi të madhe të oksigjenit, kështu që rrjeti i tyre i kapilarëve të gjakut është i zhvilluar mirë.
Muskujt kryesorë të përfshirë: Kofshët dhe pulpat./neps.al
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment