8 truke si t’i rezistosh netëve të nxehta të gushtit
Kur temperaturat në dhomë janë të larta, bëhet e vështirë për ju të keni një gjumë cilësor.
Edhe nëse nuk keni një kondicioner, ka disa gjëra që mund të bëni për një gjumë të mirë.
Ja 8 truke që Neps ka përzgjedhur për ju sot:
Jini të sigurt se ajri qarkullon
Nëse nuk keni kondicioner apo freskuese është akoma më mirë. Në këtë rast duhet të lini gjysmë hapur dritaren tuaj.
Ndërroni më shpesh çarçafët
Ato rekomandohen të jenë ngjyrë të bardhë, sepse ju japin ndjesinë e freskisë gjatë verës.
Përdorni jastëkë më të vegjël
Sa më të vegjël jastëkët, aq më pak mundësi ka për ju juve që të djersisni gjatë natës.
Vishuni në mënyrë të rehatshme
Vishni një palë rroba pambuku, të shkurtra, komode dhe që ju freskojnë. Ka edhe njerëz që u pëlqen të flejnë me të brendshme ose pa rroba, por ky vendim ju përket juve.
Bëjeni shtratin tuaj të ftohtë
Mbani një shishe spray me ujë të ftohtë dhe spërkateni lehtë mbi krevatin tuaj para se të flini. Ky truk është përdorur edhe më herët në Egjiptin e lashtë.
Freskoni pjesë të caktuara të trupit
Para se të shkoni në shtrat, mbajini këmbët në
ujë të ftohtë. Kjo ndihmon që pikat e pulsit në këmbët tuaja të qetësohen dhe ulin nxehtësinë e trupit. Nga ana tjetër mund të bëni edhe thjesht një dush para gjumit.
Mbuloni një pjesë të dritareve tuaja
Mos i mbani grilat krejtësisht të hapura. I mbani të ulura deri në atë nivel që bllokojnë rrezet e forta të diellit.
Kujdes me atë çka hani
Në përgjithësi nuk duhet të hani para se të flini dhe vaktet e bollshme duhet t’i ruani për ditën. Ushqimet e ftohta si akullorja apo shalqiri mund t’ju japin një lehtësim të përkohshëm nëse jeni shumë i nxehtë. Por ushqimet pikante janë zgjidhja e vërtetë kundrejt nxehtësisë. Megjithatë çdo organizëm reagon ndryshe ndaj ushqimeve pikante prandaj kini kujdes./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment