Si të bëjmë ujë trëndafili për një lëkurë të freskët e të bukur

Ka disa arsye pse duhet të përdorni ujin e trëndafilave në rutinën tuaj të bukurisë: së pari, si tonik për lëkurën, së dyti për ujin e vaskës pasi jep një hidratim shtesë dhe një relaks që vjen nga aroma e trëndafilave. Mund ta përdorim gjithashtu si parfum natyral ose si freskues për fytyrën.

Meqë tani është kohë trëndafilash dhe aroma e tyre vjen nga kudo, mblidhni petalet e tyre për të bërë ujë trëndafili sipas kësaj procedure:

Ju duhen:

  • Trëndafila organikë
  • Ujë i distiluar aq sa të mbulojë (rreth 1.5l)

 

Përgatitja:

  • Vendosini petalet në një tas të madh me ujë të distiluar.
  • Lërini të ziejnë në nxehtësi mesatare dhe mbulojini.
  • Lërini të ziejënë për 20-30 minuta derisa petalet të kenë humbur pothuajse gjithë ngjyrën e tyre.
  • Kullojeni ujin nga petalet.
  • Ruajeni ujin në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Lini një koment