Gjalpë bajamesh i përgatitur në shtëpi. Mjafton vetëm një mikser
Nuk ka efektet anësore të gjalpit të zakonshëm me prejardhje shtazore. Është i pasur me vitaminë B2 dhe kripëra minerale. Veç të tjerash, është një ‘banjë mirqenieje’, duke marrë parasysh cilësitë e bajameve, sidomos nëse janë biologjike.
Pasi ta keni përgatitur, shoqërojeni gjalpin e përgatitur me bukë ose bukë të thekur ose mund ta përdorni për përgatitjen e ëmbëlsirave, biskotave e rizotove.
2 gota bajame
Pak kripë
Si përatitet?
Parangrohni furrën në 200 gradë. Piqni bajamet për 10 minuta, hiqini nga furra dhe lërini të ftohen për disa minuta.
Vendosini në një robot kuzhine, hidhuni kripë dhe punojini 15 minuta, derisa të përftoni një përbërje homogjene dhe kremoze. Nëse gjatë punimit bajamet ngjiten në muret e robotit të kuzhinës, largojini me lugë dhe shtojini tek gjalpi.
Transfrojeni gjalpin në një vazo me mbyllje hermetike: mund ta ruani në temperaurën e ambientit për një javë.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment