Patatinat më të shijshme ne mund t’i bëjmë vetë!

Patatina të bëra vetë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Receta më poshtë ju tregon një teknikë shumë të thjeshtë mbi përgatitjen e patatinave. Kështu do të jeni të sigurtë për cilësinë e asaj çka hani!

Ingredientët

  • 40 gram miell
  • 30 gram miell orizi
  • 2 speca të grirë imët
  • 1 lugë gjelle xhenxhefil i imët
  • 1 lugë çaji me hudhër pluhur
  • Pak kripë
  • 120 ml ujë
  • vaj për skuqje
  • 5 patate të qëruara e të prera në formë rrumbullake
  • Salcë domatesh e bërë vetë

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe kombinoni miellin, miellin e orizit, specat, xhinxherin, hudhrat, kripën dhe ujin. I trazoni mirë me ndihmën e një spatule.

2

Merrni fetat e patateve dhe i fusni tek tasi me salcën që përgatitët.

3

Tani i vendosni për të skuqur mirë nga të dyja, në një tigan me vaj.

4

Pasi patatet të jenë skuqur i vendosni në një tavë, pasi keni shtruar më parë një letër kuzhine, për të thithur vajin e tepërt (nëse kanë).

5

Në fund patatet janë gati për t'u shijuar. Sipas dëshirës mund t’i kombinoni me salcë domatesh të freskët.

Lini një koment