Receta e ditës: Lazanja në formë zemre për të dashuruarit!
Lazanja në formë zemre
Persona: 2
Koha e përgatitjes: 20 minuta–Koha e gatimit: 40 minuta
Ingredientët
2 qepë të grira imët
2 thelpi hudhra
Pak rigon
200 gram mish të grirë
kripë dhe piper të zi
5 lugë gjelle salcë domatesh
2 gota ujë
150 gram rikota
150 gram mozarela
2 vezë
100 gram djathë parmexhano
pak majdanoz
Udhëzimet
1
Grini imët qepën dhe e skuqni me pak vaj. Shtoni hudhrat dhe rigonin.
2
Pasi qepa të jetë vyshkur shtoni mishin e grirë, kripën dhe piperin. E lini masën në zjarr derisa të trashet.
3
E trazoni mirë dhe më pas shtoni salcën e domateve. Shtoni edhe ujin.
4
Ndërkohë në një enë tjetër përzieni rikotën, mozarelën, vezën dhe djathin parmixhano. Shtoni pak majdanoz, kripë dhe piper.
5
Do të merrni një enë në formë zemre. Vendosni një shtresë petësh lazanja të gatshme. Vendosni një shtresë nga masa me mish dhe një shtresë tjetër nga masa me djathë që përgatitëm.
6
Vendosni një shtresë tjetër petësh. Përsëriteni dy herë mbushjen.
7
Në fund mblidhni cepat e petëve. E fusni në furrë për t’u pjekur në temperaturë 180 gradë celsius për 40 minuta. Ju bëftë mirë dhe mos harroni të dhuroni shumë dashuri!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment