Kek me bajame, kumbulla të thata dhe rum

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • 5 vezë
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 filxhan çaji pana
  • 1 filxhan çaji gjalpë
  • 2 filxhanë çaji kumbulla të thata dhe bajame
  • 3 filxhan çaji miell
  • 1 lugë kafe sodë
  • 40 ml rum

Udhëzimet

1

Frutat e thata i vendosim në një tas dhe i spërkasim me rum.

2

Rrahim veç të verdhat e vezëve me sheqer derisa të zbardhen dhe pa ndërprerë rrahjen, shtojmë pak nga pak miellin e përzier me sodën dhe e përziejmë butësisht derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

3

Rrahim të bardhat e vezëve dhe ia shtojmë masës së brumit.

4

Në fund shtojmë frutat e thata të lyera me pak miell.

5

Lyejmë tepsinë me gjalpë, hedhim brumin dhe e pjekim në furrën e ngrohur me 170 gradë për 45 minuta.

Lini një koment