9 ushqimet që përmbajnë më shumë vitaminë C se vetë portokalli
Vitamina C është një nga ushqyesit më të rëndësishëm në trupin tonë për shëndetin e përgjithshëm. Përfitimet e vitaminës C përfshijnë një sistem imunitar më të fortë dhe nivele më të ulëta të dëmtimit të radikaleve të lira në trup, duke e bërë antioksidantin të rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve.
Ju duhet të merrni 75 miligramë vitaminë C çdo ditë, në mënyrë ideale nga ushqimet dhe jo vetëm nga portokalli që është i dendur me vitaminë C.
Ja cilat janë disa prej ushqimeve që përmbajnë edhe më shumë vitaminë C se portokalli:
1.Speci i kuq
Këto perime janë të gjallë dhe tepër të ulët në kalori. Një gjysmë filxhani speca përmban të paktën 95 miligram vitaminë C.
2.Papaja
Çdo filxhan me disa copa papaje siguron 88 miligramë të vitaminës C. Si një bonus shtesë, ky frut është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A dhe fibrave.
3. Guava
Ky frut tropikal përmban 377 miligramë të vitaminës C për filxhan. Kjo është pesëfishi i konsumit tuaj të rekomanduar ditor!
4.Brokoli
Kosnumojeni sa më shumë këtë bimë të gjelbër jo vetëm për shkak të përmbajtjes C (81 miligram për gotë brokoli të copëtuar), por sepse është gjithashtu një burim i proteinave.
5.Luleshtrydhe
Një filxhan luleshtrydhe me feta ka 98 miligramë vitaminë C. Pra lulushtrydhet ndihmojnë tërësisht të rritin sistemin imunitar.
6.Kivi i verdhë
Këto fruta të bukura përmbajnë 130 miligram vitaminë C për frut, kjo është dyfishi i sasisë së gjetur në fruta tradicionale.
7.Specat jeshilë djegës
Vetëm një spec mabn 109 miligramë vitaminë C. Gjithashtu hulumtimet tregojnë se ky ushqim rrit metabolizmin tuaj.
8.Zarzavatet jeshile
Dietologët gjithmonë predikojnë të ngrënit një gamë të gjerë ushqimesh për të marrë një shumëllojshmëri të lëndëve ushqyese, prandaj është koha për të eksperimentuar me zarzavate me shije të shijshme, nëse nuk i keni gatuar më parë. Dy gota ofrojnë 78 miligram vitaminë C.
9.Ananasi
Fruta tropikale fiton përsëri. Një filxhan copëza ananasi ka 79 miligramë vitaminë C. Është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i manganit, një mineral që ndihmon në ndërtimin e eshtrave dhe promovon një metabolizëm të shëndetshëm.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment