Bukë me vezë në furrë për të nisur të dielën

Ingredientët

  • 4 feta bukë
  • 4 vezë
  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • 100 gram djathë çedar të grirë imët
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë celsius.

2

Duke përdorur një lugë, shtypni fetat e bukës në qendër, derisa të krijohet një hapsirë.

3

I shtoni secilës nga një vezë, gjalpin, kripë, piper dhe në fund djathin çedar.

4

I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. I fusni për 20 minuta në furrë dhe buka me vezë është gati!

Lini një koment