Sugjerojmë:

Kivi dhe avokado, dy përbërës të domosdoshëm për lëkurën tuaj

Kivi dhe avokadot janë të dyja fruta jeshil, tropikalë, që përveçse që janë të shijshëm, janë të ngarkuar edhe me lëndë ushqyese thelbësore. Konsumimi i këtyre frutave është i shëndetshëm, por edhe aplikimi i tyre aktual ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.

Çfarë ju duhet: 

  • 1 avokado
  • 1 kivi
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: 

  • Në një enë përzieni të tri përbërësit mirë.
  • Aplikojeni në fytyrë dhe e lini maskën të veprojë për 30 minuta.  Aplikojeni maskën edhe tek zona e qafës.
  • Shpëlajeni me ujë dhe pastroni lëkurën tuaj për të parë një shkëlqim të menjëhershëm.

Kjo maskë për fytyrën funksionon jashtëzakonisht mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Aplikojeni një herë në javë për rezultate më të mira.

 

Pse funksionon? 

Avokadot janë të pasura me antioksidantë. Ato përmbajnë alfa dhe beta-karoten. Këto komponime eliminojnë radikalet e lira, duke mbrojtur kështu lëkurën tuaj nga dëmtimet e mjedisit. Zakonisht ky dëmtim shkakton shenja të dukshme të plakjes së parakohshme. Prandaj, avokadot ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe parandalojnë plakjen

Avokadot përmbajnë gjithashtu sasi të bollshme të vitaminave C dhe E që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Avokadot  kanë një përmbajtje të lartë të acidit oleik, një acid yndyror që bllokon të gjithë lagështinë në epidermën e lëkurës, duke e lënë atë kështu të butë dhe të hidratuar. Duke qenë një acid yndyror omega-9, acidi oleik  rigjeneron qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe qetëson lëkurën e irrituar

Kivit  si avokadot, janë të pasura me vitamina C dhe E. Ato gjithashtu përmbajnë antioksidantë. Këta elementë  rinovojnë lëkurën. Vitamina E gjithashtu hidraton dhe rigjeneron qelizat e lëkurës, duke përmirësuar kështu elasticitetin e lëkurës dhe duke e bërë atë të duket rinore dhe me shkëlqim. Vitamina C është thelbësore për të prodhuar kolagjenin që mban lëkurën e fortë, por të zhdërvjellët. Këto lëndë ushqyese gjithashtu parandalojnë që lëkura të bëhet e thatë dhe e ashpër.

Kivi  ka acide yndyrore omega-3 që janë thelbësore për të ruajtur shëndetin e membranës të lëkurës. Këto lëndë ushqyese luftojnë radikalet e lira, zvogëlojnë puçrrat, parandalojnë prodhimin e tepërt të sebumit dhe zbutin lëkurën tuaj.

Lini një koment