Gjunj dhe bërryla të nxirë? Ky është kombinimi përfekt për zbardhjen e tyre
Aloe Vera përmban substanca që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës tuaj dhe përmirësojnë tonin e lëkurës.
Ajo gjithashtu ka veti anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore. Kombinimi i Aloe Veras dhe qumështit është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të zbardhur lëkurën tuaj në mënyrë natyrale.
Kjo maskë rekomandohet më tepër për të zbardhur zonën e gjunjëve, sqetullave apo bërrylave.
Çfarë duhet të bëni?
Përzieni sasi të barabarta qumështi dhe xhel Aloe Vera ( për shembull 1 lugë gjelle) dhe aplikojeni këtë përzierje në lëkurën tuaj.
Lëreni gjithë natës dhe më pas lajeni në mëngjes.
Një opsion tjetër është që ju mund të ekstraktoni xhelin nga gjethet e Aloe Vera dhe ta aplikoni atë në gjunjë dhe bërryla. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment