Kuinoa me patëllxhanë, kungull dhe domate!

Ingredientët

  • 1 patëllxhan
  • 1 kungulleshë
  • 2 domate të vogla
  • 3 qepë të njoma
  • 2 speca të kuq
  • 1 filxhan kuinoa
  • 1 filxhan majdanoz
  • Hudhra pluhur
  • Borzilok
  • Kripë
  • Vaj

Udhëzimet

1

Patëllxhanin dhe kungulleshat i qëroni dhe pritini në kube.

2

Specat dhe qepën grijeni imët dhe skuqini në vaj të nxehur.

3

Shtoni patëllxhanin dhe kungulleshat.

4

Kur të skuqen hidhni 2 -3 filxhanë ujë.

5

Kur uji të jetë duke valuar, shtoni hudhrën pluhur dhe kripën.

6

Kur perimet të zbuten, shtoni kuinoan e pastruar.

7

Hidhni domatet dhe lerini të zihen disa minuta.

Lini një koment