Pulë në furrë me patate të ëmbël dhe mustardë, thjesht e parezistueshme

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle mustardë Dijon me fara
  • 2 lugë çaji trumzë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper
  • 2 patate të ëmbla me madhësi mesatare, të qëruara dhe të prera në kubikë nga 2 cm
  • 4 kofsha pule të plota, pa lëkurë
  • 1 qepë e kuqe e madhe, e ndarë në copëza

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në temperaturën 230 gradë Celcius dhe vendosni brenda një tavë me letër kuzhine.

2

Në një enë të vogël, përzieni mustardën, trumzën, 1 lugë gjelle vaj, ¼ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper.

3

Shpërndajeni këtë përzierje mbi kofshat e pulës.

4

Patatet e ëmbla dhe qepën hidhini në një tas dhe përziejini me pjesën e mbetur të vajit, kripës dhe piperit. Nxirrni tavën me letrën e kuzhinës nga furra dhe vendosni mbi të patatet dhe qepën. Mbi to vendosni kofshat e pulës.

5

Vendoseni tavën në furrë dhe lërini për 30-35 minuta, serisa perimet dhe pula të jenë pjekur mirë.

Lini një koment