Limonadë me shalqi, shumë më e mirë sesa pijet e gatshme me konservant

Limonadë me shalqi, shumë më e mirë sesa pijet e gatshme me konservant

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 300 gram tul shalqiri
  • lëngu i 2 limonave
  • 2 gota me kuba akulli
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 3 lugë gjelle ujë

Udhëzimet

1

Shalqiri duhet prerë në feta dhe më pas në kubik të vegjël. Pastrojini mirë nga farat.

2

Të gjithë përbërësit kombinohen në një blender.

3

I përzieni mirë dhe më pas e kaloni limonadën në një kanë. Ruajeni në frigorifer.

4

Shijoni nga një gotë sa herë të keni etje!

Lini një koment