Për një drekë super të shijshme duhet të provoni këto krahë pule më majonezë dhe qepë të njoma

Ingredientët

  • 3 kg krahë pule
  • Kripë
  • Piper zi
  • 1 1/2 lugë pluhur pjekje
  • 1/2 filxhan salcë domatesh
  • 1/3 filxhan salcë pikante
  • 1/4 filxhan mjaltë
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 lugë çaji salcë Worcestershire
  • 1/2 lugë çaji pluhur qepe
  • 1/2 lugë çaji pluhur hudhre
  • Salcë për krahët:
  • 1/2 filxhan krem kosi
  • 1/4 filxhan mjaltë
  • 2 lugë majonezë
  • 1/3 filxhan qepë të njoma
  • 2 lugë kopër
  • 1/4 lugë çaji pluhur qepe
  • 1/4 lugë çaji pluhur hudhre
  • Kripë
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Si fillim përgatisni salcën duke bërë bashkë të gjithë përbërësit e salcës. Pasi të jetë bërë një masë homogjene vendoseni në frigorifer derisa të jenë gati për t’u shërbyer krahët e pulës.

2

Ngrohni furrën në 220 gradë .

3

Vishni telin metalik të sobës me llak jo-ngjitës dhe vendoseni në një fletë pjekje me letër alumini dhe lëreni menjanë.

4

Duke përdorur peshqir letre thani krahët e pulës.

5

Në një tas të madh, bashkoni krahët me 1 1/2 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji piper dhe pluhur pjekje.

6

Vendosni krahët mbi fletën e pjekjes së përgatitur dhe piqni për 40-45 minuta, duke përdorur rrjetën metalike që t’i piqni krahët më kollaj në të dyja anët.

7

Në një tigan të vogël mbi nxehtësi të ulët , kombinoni salcën e domates, salcën e nxehtë, mjaltin, gjalpin, Ëorcestershire, pluhurin e qepës dhe pluhurin e hudhrës.

8

Lërini të zihen duke i nxitur vazhdimisht, derisa të trashet pak masa rreth 15-20 minuta.

9

Në një tas të madh, kombinoni krahët e pjekur dhe gjysmën e përzierjes së salcës së domates.

10

Vendosni krahët sërsih në furrë të piqen derisa të karamelizohen lehtë, rreth 5-7 minuta.

11

Pasi i keni nxjerrë nga furra shërbejini menjëherë me salcën e përgatitur më herët.

Lini një koment