1.Në një tenxhere me pak vaj skuqni qepën. Sapo të zbutet shtoni edhe mishin dhe e përzieni mirë. Shtoni edhe hudhrat. 2.I shtoni pak kripë, piper dhe salcën e domateve. 3.Tani shtoni patatet. 4.Pas 4 minutash shtoni të gjitha perimet e tjera. 5.Shtoni lëngun e pulës dhe e lini gjellën të marrë një valë. Sapo ta pijë ujin, i shtoni sërish pasi të gjitha perimet dhe mishi duhet të ziejë mirë. 6.Pas 25 minutash i shtoni rigonin dhe trumzën. E lini edhe 15 minuta të tjera në zjarr. Provojeni sërish në shije për t’i shtuar kripë dhe piper (nëse është nevoja). 7.Shijojeni gjellën e ngrohtë duke i shtuar nëpër pjata pak majdanoz të freskët.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment