Supë me mish viçi dhe perime për bebe mbi 8 muajsh

Ingredientët

  • Mish viçi
  • Qepë
  • Patate
  • Spec i kuq

Udhëzimet

1

Lajini edhe pritini në copa të vogla patatet, specin e kuq dhe qepën.

2

Në një tigan shtoni pak vaj ulliri e skuqini pak, pastaj shtoni mishin.

3

Pasi janë skuqur pak shtoni ujin dhe lërini të ziejnë për rreth 40 minuta ose më shumë në varësi të trashësisë që dëshironi për supën e bebit.

4

Pasi është zier supën e lemë të ftohet dhe e hedhim në blendër që ta bëjmë pure dhe bebi ta ta hajë lehtësisht.

Lini një koment