Tortelini me kërpudha dhe pana

Ingredientët

  • 250 gr tortellini me proshutë
  • 150 gr kërpudha
  • 125 ml pana
  • Gjalpë
  • Parmixhano
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Si fillim lajmë dhe presim kërpudhat.

2

Në tigan hedhim pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe shtojmë kërpudhat.

3

Sa kërpudhat të skuqen pak shtojmë panën.

4

U hedhim pak kripë e piper dhe i lemë të ziejnë deri sa masa të trashet.

5

Gjatë kësaj kohe vemë tortelinit të ziejnë në ujë të valuar.

6

I lemë të ziejnë për 4-5 minuta.

7

Më pas i kullojmë dhe i shtojmë tek salca e kërpudhave.

8

Nëse janë shumë të thata shtojmë dhe një gotë lëng nga makaronat.

Lini një koment