Një mrekulli këto spageti me avokado dhe bajame

Ingredientët

  • 320 gr spageti
  • 2 avokado
  • 1 filxhan të vogël me gjethe borziloku
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë
  • 12 domate qershi
  • 3 lugë bajame të pjekura

Udhëzimet

1

Vendosni në zjarr një tenxhere të mbushur me ujë dhe lereni të valojë.

2

Hidhni pak kripë dhe vendosni makaronat të ziejnë sipas kohës në paketim.

3

Ndërkohë që makaronat ziejnë , në një mikser bashkoni avokadot e pastruara nga lëkura dhe fara, borzilokun ,vajin e ullirit, lëngun e limonit ,kripën, hudhrën dhe një gjysëm gote nga uji i nxehtë i makaronave.

4

Përziejini sa të bëhen mase kremoze.

5

Kulloni makaronat dhe bashkojini në një enë me kremin e avokados.

6

Shtoni domatet qershi të prera në mes dhe bajamet e copëtuara me thikë, përziejini mirë dhe janë gati për tu shërbyer.

Lini një koment