Si mund të mbroni fëmijët që të mos preken nga COVID-19?

A ekziston rreziku që fëmijët të preken nga COVID-19?

Bazuar në statistikat e deritanishme nuk rezulton të ketë një rrezik të shtuar që fëmijët të preken nga ky lloj virusi, krahasuar me personat në moshë madhore.

Ajo që ju këshillohet të gjithë prindërve është që të inkurajojnë si dhe të edukojnë fëmijët e tyre që të mos shpërndajnë COVID-19 duke ju mësuar atyre veprimet që duhet të bëjmë të gjithë për të qëndruar të shëndetshëm si:

• Të lajnë shpesh duart me sapun dhe ujë ose t’i sterilizojnë ato me solucione me bazë alkooli
• Të evitojnë personat që janë të sëmurë apo që shfaqin simptoma si tështima apo kollitje
• Të pastrojnë dhe dezinfektojnë çdo ditë sipërfaqet e objekteve shtëpiake me të cilat fëmijët janë më së shumti në kontakt (tableta, telefona, karrige, çelësat e dritave, telekomanda, tavolina, dorezat, tualete etj).

Prindër kini kujdes: Lani të gjithë artikujt, lodrat, përfshirë edhe lodrat prej pellushi me të cilët luajnë fëmijët tuaj gjatë ditës, duke ju përmbajtur udhëzimeve në etiketë mbi larjen e tyre. Përdorni ujë të ngrohtë dhe më pas thajini mirë përpara se të përdoren përsëri nga fëmijët.

A ka ndryshim midis simptomave të COVID-19 te fëmijët dhe të rriturit?
JO, simptomat e COVID-19 janë të njëjta si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Gjithsesi, bazuar gjithmonë në statistikat e deritanishme, fëmijët e konfirmuar si të prekur nga COVID-19, kanë paraqitur simptoma më të lehta krahasuar me të rriturit. Simptomat e raportuara tek fëmijët e prekur përfshijnë simptoma të ngjashme me të ftohtën si temperaturë, kollë dhe hundë në disa raste janë vënë re edhe të vjella dhe diarre. Nuk ka akoma një informacion të saktë mbi impaktin që ky virus mund të ketë tek fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundje apo kanë problem shëndetësore të caktuara.

A duhet të pajisen me maskë fëmijët?
JO, nëse fëmija juaj është i shëndetshëm nuk ka nevojë për maskë.
Përsa i përket vendosjes së maskës duhet të respektojmë rregullin e përgjithshëm, pra maska duhet përdorur vetëm në rast simptomash apo kur personi është konfirmuar prekja nga virusi apo ata që ju shërbejnë personave të prekur nga COVID-19.

Lini një koment