Si duhet të veproni nëse dyshoni apo jeni infektuar me COVID-19?

Si duhet të veproni nëse dyshoni apo jeni infektuar me COVID-19:

1- Qëndroni në shtëpi
Në të shumtën e rasteve, personat e prekur nga COVID-19 shfaqin simptoma të lehta dhe mund të shërohen në shtëpi pa pasur nevojë për kujdes mjekësor. Megjithatë është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun apo instancat përkatëse të cilat janë vënë në dispozicion për t’ju ardhur në ndihmë përmes komunikimit telefonik. MOS u paraqitni për konsultë mjekësore pasi mund të bëheni burim infeksioni për të tjerët.

POR, në rast se keni probleme me frymëmarrjen apo komplikacione të rënda, atëherë kontaktoni menjëherë në numrin e urgjencës për të marrë ndihmë të specializuar.

2- Izolohuni në një dhomë të shtëpisë
Pra, qëndroni larg familjarëve për të shmangur infektimin e tyre. Gjithashtu rekomandohet të përdorni tualet të veçantë, nëse është e mundur.

3- Përdorni maskë
Nëse jeni sëmurërë komandohet të përdorni maskë kur jeni në kontakt me persona të tjerë.

4- Veçoni sendet personale
Është e rëndësishme që familjarët të mos përdorin të njëjtat sende personale me ju, sende të tilla si pjatë, gotë, servise (lugë, pirun, thikë), peshqirë etj. Menjëherë pas përdorimit është e domosdoshme larja e tyre.

5- Pastroni çdo ditë të gjitha sipërfaqet me të cilat keni kontakt
Kryesisht rekomandohet të pastroni të gjitha sipërfaqet në “zonën” ku jeni izoluar si dhe tualetin.

6- Zbatoni rregullat e higjenës së duarve

7- Monitoroni simptomat
Simptomat normale të COVID-19 përfshijnë ethe dhe kollë. Ndërkohë kontaktoni menjëherë për ndihmë të specializuar mjekësore në rast se vini re simptoma të tilla si:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje kraharori
  • Debulesë shoqëruar me pamundësi për të qëndruar në këmbë
  • Ndryshim i ngjyrës së buzëve (ngjyrë blu)

Lini një koment