5 mite të gabuara dhe 5 fakte që duhet të dini rreth COVID-19
Njihuni me faktet rreth Coronavirus COVID -19 dhe ndaloni përhapjen e informacineve të gabuara:
FAKT 1
COVID-19 prek këdo njëlloj pavarësisht përkatësisë etnike. Popullsia me prejardhje aziatike nuk është më e rrezikuar se racat/përkatësitë etnike të tjera për t’u prekur nga COVID-19
FAKT 2
Tek disa persona, rreziku për t’u prekur nga COVID-19 është më i lartë. Dhe këtu nuk i referohemi pacientëve me patologji kronike, por kategorisë së personave të cilët kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar me këtë virus apo atyre të cilët jetojnë në vendet ku virusi është përhapur masivisht.
FAKT 3
Pacientët e shëruar nga COVID-19 nuk përbëjnë rrezik për të tjerët. Personat të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, por kanë përfunduar karantinën si dhe pas testimeve të nevojshme kanë rezultuar negativë, nuk përbëjnë më rrezik për komunitetin.
FAKT 4
Duke njohur simptomat mund të parandaloni përhapjen e COVID-19: ➖Temperaturë ➖Kollë ➖Vështirësi në frymëmarrje Kërkoni ndihmë mjekësore në rast se: ➖Shfaqni simptomat e mësipërme ➖Keni qenë të ekspozuar ndaj personave të diagnostikuar me COVID-19 ➖Keni vizituar vende/shtete në të cilët ka përhapje masive të pacientëve me COVID-19
FAKT 5 Ja çfarë mund të bëni për të parandaluar përhapjen e COVID-19: ➖Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda vecanërisht nëse keni kollë apo teshtitje; para përgatitjes dhe konsumit të vakteve etj. ➖Evitoni prekjen me duar të syve, hundës apo gojës (sidomos me duar të palara). ➖Sa herë tështini apo kolliteni përdorni këndin e brrylit ose shami letre të cilën menjëherë më pas duhet ta hidhni në kosh. ➖Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment