A na rrezikojnë kafshët shtëpiake nga COVID-19? Ja si qendron e vërteta
Vlen të ripërsërisim që COVID 19 është virus i ri, prejardhja e saktë e së cilit akoma nuk dihet. Deri tani është e vërtetuar që ky virus është mjaft ngjitës dhe transmetohet nga njëri person tek tjetri përmes spërklave në momentin që personi i infektuar kollitet, teshtin ose flet.
Megjithatë nuk mund të mungojë shqetësimi ynë edhe për të gjithë ata të cilët si pjesëtar familje kanë kafshë shtëpiake. A është e mundur që virusi COVID-19 të prekë miqtë tanë të vegjël si dhe a është e mundur të transmetohet ky virus te njerëzit?
Akoma nuk ka asnjë rast të njohur të transmetimit të COVID-19 nga kafshët shtëpiake te njerëzit. E megjithatë, duke qenë se të gjitha kafshët mund të mbartin baktere/viruse të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme te njerëzit, gjithmonë rekomandohet të respektoni në përditshmëri rregullat bazë të higjenës edhe për ta.
Për cdo rast rekomandohet të:
Lani duart pasi të keni prekur kafshët shtëpiake apo edhe ushqimin e tyre etj
Zbatoni rregullat bazë të higjenizimit korrekt të tyre
Kujdesuni për shëndetin e tyre duke u konsultuar vazhdimisht me veterinerin/neps.al
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment