Kategoritë më të riskuara për të shfaqur komplikacione të rënda nga infektimi me COVID-19
COVID-19 është një sëmundje e re, akoma e panjohur për të cilën informacioni mbi faktorët e rrezikut për t’u prekur nga ky virus si dhe mbi probabilitetin për të shfaqur komplikacione të rënda është mjaft i kufizuar.
Megjithatë bazuar në informacionin e disponueshëm dhe ekspertizën klinike të deritanishme, kategoritë më të riskuara për të shfaqur komplikacione të rënda vlerësohet të jenë:
Personat mbi moshën 65 vjeç si dhe pacientët të çdo moshe tek të cilët janë të pranishme patologjitë kronike apo patologji të tjera shoqëruese.
Ndër to përmendim pacientët: ➖Me sëmundje kronike të mushkërive ose astmë të moderuar deri të rëndë ➖Të prekur nga patologji të tilla si diabeti, insuficenca renale kronike apo me problem të mëlcisë ➖Me prani të patologjive kardiake ➖E çdo moshe të cilët vuajnë nga obeziteti
Me imunitet të ulët si rezultat i pranisë së sëmundjeve të cilat shkaktojnë rënie imuniteti të tillë si pacientët të cilët:
-Trajtohen nga kanceri
-I janë nënshtruar transplantit
-Kanë deficencë imunitare
-Kanë marrë për një kohë të gjatë kortikosteroide apo medikamente të tjera të cilat ulin imunitetin
-Vuajnë nga HIV AIDS
Edhe për këtë kategori vlejnë të njëjtat rekomandime që vlejnë për këdo:
1- Evitoni kontaktin e afërt apo fizik me persona të tjerë.
2- Respektoni në mënyrë rigoroze rregullat e higjenës së duarve.
3- Evitoni kontaktin e duarve me sytë, hundën, gojën.
4- Përdorni maskë dhe doreza në rastet kur është e nevojshme.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment