18 ide se çfarë mund të bëni në kushte shtëpie për të luftuar COVID-19
Çfarë mund të bëni në kushte shtëpie për të luftuar COVID-19?
Neps.al ju rendit më poshtë disa këshilla të rëndësishme:
Krijoni në shtëpi një mini-farmaci ku të mos mungojnë: termometri, paracetamoli,tylolhot,dezinfektantë, alkol të përqëndruar, doreza,maska të thjeshta.
Monitoroni veten dhe familjarët për shenja të tilla si: temperaturë, rrufë, tështima, kollitje apo dhimbje fyti. Në rast temperature MOS krijoni panik – Merrni paracetamol.
Në rast kolle të thatë mund të merrni një shurup bimor apo aerosol nëse keni nebulizator në shtëpi.
Në rast të shenjave të njëjta me gripin mund të merrni Tylol hot 2-3 herë në ditë.
Mos harroni të merrni Vitaminë C deri në 2 gram në ditë edhe nëse nuk keni ankesa.
Konsumoni çdo ditë mjaltë, limon, portokalle, xhinxher, turmerik, produkte këto që ndihmojnë në rritjen e imunitetit. Konsumoni një dietë të ekuilibruar me fruta dhe perime.
Konsumoni çaj të ngrohtë disa herë në ditë. Shpëlani gojën me dezinfektantë oralë apo edhe ujë me kripë.
Lani duart me ujë e sapun për 20 sek para dhe pas ushqyerjes, gatimit, përdorimit të tualetit apo menjëherë sapo futemi në shtëpi.
Dezinfektoni duart në pamundësi të larjes. Dezinfektoni dorashkat nëse jeni të detyruar t’i përdorni.
Përdoni maskë nëse keni kollë apo tështima, nëse i shërbeni një të sëmuri apo nëse dilni jashtë.
Përdorni fasoleta për sekrecionet dhe hidhini menjëherë në një kosh të mbyllur.
Pastroni dhe dezinfektoni shtëpinë, sipërfaqet e sheshta, dyshemenë, dyert, dorezat, çelësat e dritës, hyrjen e shtëpisë apo pallatit me pastrues me bazë klori apo alkooli të përqëndruar.
Ajrosni rrobat menjëherë pasi futeni në shtëpi për të paktën 2 orë.
Ajrosni shtëpinë çdo 2-3 orë për 10 minuta. Mos përdorni të njëjtat enë dhe pajisje me të tjerët.
Nuk rekomandohet që gjyshërit të kujdesen për nipërit.
Lexoni, dëgjoni muzikë, pastroni shtëpinë dhe ambientet përreth, gatuani shëndetshëm, provoni receta të reja,kushtojini vëmendje dhe përkujdesje fëmijëve dhe të moshuarve.
2 apo 4 javë qëndrim në shtëpi në favor të jetës nuk është ndonjë sakrificë e madhe.
Mendoni për ata që ndodhen në frontin e parë të punës, vetëm kështu do të mund të mbyllet cikli.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment