Ka më shumë se një mënyrë për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme dhe të bukur.
Studimet tregojnë se gratë më të rritura mund ta shkëlqejnë lëkurën e tyre, si dhe të zvogëlojnë qeset e errëta, njollat dhe skuqjen, duke marrë vitaminë C.
Për një rregullim të lehtë për të marrë vitaminën tuaj ditore ju duhet:
1 gotë ujë e ngrohtë
lëngu i një limoni
I trazoni me një lugë dhe mundësisht e pini në stomakun bosh.
Kjo pije ndër të tjerash shërben edhe për të përshpejtuar metabolizmin tuaj prandaj:
Benefitet e Limonit në organizëm:
Është i pasur në vitaminë C e cila:
Ka veti antioksiduese – mbron qelizat nga radikalet e lira
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, goditjeve si dhe ndihmon pacientët që vuajnë nga hipotensioni(presioni i ulët arterial)
Ngadalëson plakjen e lëkurës duke luftuar radikalet e lira & duke mbrojtur nga rrezet UV
Përmban polifenolë, antioksidant që ndihmon në rënien nga pesha
Parandalon konstipacionin – ka efekt laksativ
I pasur në antioksidantë – balancojnë nivelet e glukozës në gjak & lehtësojnë absorbimin e insulinës nga organizmi
Freskon frymëmarrjen – Stimulon pështymën e cila elemiminon bakteret që shkaktojnë erën të rëndë të gojës
Përmban Citrat – ul aciditetin në urinë dhe thërmon gurët e vegjël në veshka./neps.al
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment