Qofte me lulelakër, plot fibra, vitamina dhe acide yndyrore omega-3

Qofte me lulelakër, plot fibra, vitamina dhe acide yndyrore omega-3

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Lulelakra është e pasur me antioksidantë, përmban shumë fibra, lufton kancerin dhe përmban vitamina.

Ingredientët

  • 600 gram lulelakër
  • ½ qepë mesatare
  • 2 lugë gjelle galetë e grirë
  • 70 gram djathë bardhë (i grirë)
  • 2 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë
  • kripë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 tufë koper e prerë imët

Udhëzimet

1

Ziejmë lulelakrën me ujë me pak limon derisa të zbutet. E largojmë me një kullesë dhe e vendosim atë me një tas. E shtypim atë me pirun duke e thërrmuar.

2

Shtojmë në tasin me lulelakër ½ e qepës së grirë hollë, galetën e grirë, djathin e bardhë të grirë në rende, parmigianon dhe atë të grirë në rende, kripë, vezë e plotë dhe 1 tufë koper të grirë hollë.

3

E trazojmë mirë me lugë druri dhe formojmë qofte në madhësinë që dëshironi.

4

I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe i lyjmë sipër me vaj me ndihmën e një furçeje.

5

I vendosim në furrë në temperaturë 195 gradë Celsius për 15-20 minuta. Shijojini!

Lini një koment