Edhe uji ka masë! Ja çfarë ndodh kur pini më shumë seç duhet
Vërtet uji është shumë i rëndësishëm për hidratimin e trupit tonë, për lëkurë të shëndetshme, thonj dhe flokë të fortë, për të nxjerrë jashtë toksinat e dëmshme e një sërë përfitimesh të tjera.
Por si çdo gjë tjetër, kur teprohet me konsumin bëhet e dëmshme. Kjo ndodh edhe me ujin.
Shumë ujë mund të krijojnë një çekuilibër elektrolit duke i çuar nivelet e natriumit në nivele të ulëta, pasi veshkat tuaja thjesht nuk mund të përpunojnë më.
Një pasojë tjetër, në raste ekstreme, është akumulimi i ujit në tru që e bën atë të bymehet dhe rrit presionin në mënyrë të atillë që kafkat njerëzore nuk e përballojnë.
Edhe pse janë shumë të rralla, të dyja rastet janë parë tek sportistët duke ndierë një nevojë të detyrueshme për t’u rihidratuar pas një seance të gjatë stërvitore ose tek njerëzit me probleme të veshkave. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se femrat duhet të pijnë 1.6 litër ujë në ditë, ndërsa meshkujt 2 litra. Megjithatë gjithçka varet nga niveli i aktiviteteve, shëndeti fizik, pesha juaj dhe temperaturat e stinës./neps.al
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment