Patate të ëmbla, zhytur në salcën e parezistueshme me djathë e hudhra

Patate të ëmbla, zhytur në salcën e parezistueshme me djathë e hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Djathi parmigiano dhe tërësia e përbërësve të tjerë do ta bëjnë këtë pjatë të ketë një shije të pabesueshme!

Ingredientët

  • 500 gram patate të ëmbla
  • 2 lugë çaji kripë
  • ¼ filxhan me gjalpë
  • 4 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 filxhan me lëng pule
  • 1 filxhan me djathë parmigiano të grirë
  • Borzilok i freskët i copëtuar
  • Kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë patatet e ëmbla.

2

Pas 15 minutash i hiqni nga zjarri. I kulloni në ujë të ftohtë, i prisni përgjysmë dhe i lini mënjanë.

3

Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin. Shtoni hudhrat dhe më pas miellin.

4

I përzieni vazhdimisht. Gradualisht i shtoni lëngun e pulës dhe vazhdoni t’i trazoni.

5

Tani i shtoni pak piper të kuq, të zi dhe djathin parmigiano.

6

I përzieni. Nëse masa është shumë e trashë, atëherë i shtoni pak qumësht.

7

Pas 5 minutash, shtoni në tigan patatet dhe i përzieni me kujdes të gjitha bashkë.

8

I servirni me bozilok të freskët para se t’i shërbeni!

Lini një koment