Nga https://www.neps.al
">admin1 Mars, 2020 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Po bën gjithçka e sërish nuk po dobësohesh? Ja 8 gabimet që pengojnë qëllimin tuaj
Referuar “Organizatës Botërore të Shëndetësisë” obeziteti në botë po rritet me shifra të frikshme përgjatë 40 viteve të fundit.
Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen për kaloritë që marrin, ushqimet dhe sasinë që konsumojnë, frekuentojnë palestrat e përsëri nuk humbasin në peshë. Cilat janë faktorët që i pengojnë që diçka e tillë të ndodhë?
Hidhini një sy pikave më poshtë:
Shmangin mëngjesin Studiuesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes kanë tendencë të fitojnë më pak peshë sesa ata që e anashkalojnë atë.
Nuk pinë ujë mjaftueshëm Konsumi i ujit ndihmon në djegien e më shumë kalorive dhe rrjedhimisht çon në humbje peshe.
Hanë mbrëmjeve vonë Studimet konfirmojnë se është më mirë të shmangni ushqimet e vona, përveç nëse dëshironi të fitoni disa kile shtesë. Nëse ushqimi konsumohet vonë, trupi me siguri do t’i ruajë ato kalori si yndyrë sesa t’i djegë ato. Përpiquni të qëndroni larg nga frigoriferi juaj, para gjumit.
Nuk flini gjumë mjaftueshëm Privimi i gjumit mund të rezultojë në një metabolizëm më të ngadaltë. Prandaj përpiquni të bëni të paktën 7 orë gjumë çdo ditë.
Ngrënia e ushqimeve me 0 yndyrë Mos e beso po deshe, por konsumi i ushqimeve pa yndyrë na shton urinë dhe na bën të hamë më shumë. Për më tepër, heqja e yndyrnave nga produktet e qumështit na pengon të përthithim kalciumin dhe vitaminat A dhe D. Më mirë shmang sheqerin e tepërt!
Jeni të shpërqendruar teksa hani Nëse do të hani vaktin tuaj, provoni ta bëni pa shikuar serialin tuaj të preferuar ose duke kërkuar nëpër rrjete sociale. Të shpërqendrohesh gjatë vakteve ju bën të hani më shumë, thonë studiuesit. Ndërkohë, t’i kushtoni vëmendje vaktit tuaj do t’ju lejojë ta shijoni më shumë dhe të keni më shumë kontroll mbi sasinë e ushqimit që konsumoni.
Nuk i thoni dot “Jo” alkoolit Herën tjetër që do të merrni një gotë birrë, mendohuni dy herë. Pirja e birrës shkakton yndyrë të tepërt në bark, ndërsa pirja e rëndë e alkoolit të të gjitha llojeve dihet se rrit peshën tuaj. Mundohuni të keni më pak “orë të lumtura” nëse shqetësoheni për peshën tuaj.
Qendroni të ulur për një kohë të gjatë në karrike Studimet konfirmojnë se ekziston një lidhje midis kohës së kaluar ulur dhe mbipeshës. Prandaj përpiquni të lëvizni çdo 60-90 minuta, ose të vendosni një kohëmatës për t’i kujtuar vetes kur të ngriheni në këmbë. Provoni të bëni ushtrime në karrige ose shkoni për një shëtitje. Ose thjesht vizitoni një koleg që punon në një kat tjetër. Ideja është të shtoni një lëvizje në ditën tuaj!/neps.al
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment