Smoothie me banane dhe mjedra

Smoothie me banane dhe mjedra

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

E ëmbël, por e shëndetshme! Kaq na mjafton për ta përgatitur këtë smoothie sa më parë...

Ingredientët

  • 1 banane e vogël
  • 1 gotë lëng ananasi
  • 4-5 kuba akulli
  • 1 filxhan çaji me mjedra
  • 1 filxhan çaji me boronica (edhe të ngrira)
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë kafe xhinxher

Udhëzimet

1

Në një blender bëni pure bananen, shtoni lëngun e ananasit, akullin, boronicat, mjedrat, mjaltin dhe xhinxherin.

2

I përzieni për disa sekonda derisa të bëni një masë kremoze.

3

Shërbejeni smoothien nëpër gota dhe shijojeni!

Lini një koment