Një smoothie për veganët me ananas dhe xhinxher

Një smoothie për veganët me ananas dhe xhinxher

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ju shijon pamasë dhe ju freskon gjithashtu. Përgatiteni në çdo kohë për të forcuar imunitetin tuaj!

Ingredientët

  • 1/2 avokado
  • 1/4 lugë çaji me xhinxher pluhur
  • 1 gotë me ananas të prerë në kubik (të futura në ngrirje paraprakisht)
  • 1 gotë spinaq
  • 1 gotë ujë

Udhëzimet

1

Në një blender shtoni gjethet e lara të spinaqit, ananasin, avokadon dhe xhinxherin.

2

I përzieni për disa sekonda, shtoni ujin dhe i përzieni sërish.

3

Shërbejeni nëpër gota dhe shijojeni!

Lini një koment