Fileto pule me salcë mustarde

Fileto pule me salcë mustarde

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Mustarda ka një aftësi për t'i shtuar shijen pjatave të tila si, pastave, sallatës, mishit etj. Radha i erdhi filetove të pulës që kurrsesi s'duhet t'i lini pa i përgatitur me këtë recetë fare të thjeshtë!

Ingredientët

  • 1 luge gjelle mustardë
  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një enë përzieni të gjithë përbrësit përveç filetove të pulës.

2

Ngrohni tiganin me pak vaj ulliri.

3

Lyeni mirë para e mbrapa filetot e pulës me salcën përgatitët.

4

Vendosini për t’i skuqur në tigan. I ktheni nga të dyja anët në mënyrë që të gatuhen mirë.

5

Shijojini të ngrohta dhe pse jo, shoqërojini me një gotë verë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment