Problemi është, se ne të gjithë jemi mësuar të hamë në periudha të caktuara dhe jo kur jemi vërtet të uritur. Kjo ndodh edhe sepse, sikur të donim të hanim sa herë që trupi ynë ka vërtet nevojë, ne jo gjithmonë do të jemi në gjendje të gjejmë kohën ose mundësinë për ta bërë këtë.
Dhe kjo është arsyeja pse një ditë me 3 vakte është shumë e përshtatshme.
Më poshtë keni edhe një shkallë të matjes së urisë suaj nga -5 tek +5:
0- Kur nuk jeni të uritur, pra neutralë
-5 Ekstremisht të uritur
+5 Ekstremisht të ngopur
-3 Përfundimisht i uritur
3 I plotësuar mjaftueshëm (momenti ideal për t’u çuar nga tavolina)
Në këtë rast, është e rëndësishme të zgjidhni atë që do hani në përputhje me vaktin tuaj të radhës. Nëse keni vetëm një orë para se të shkoni të merrni drekën tuaj, por tashmë jeni shumë të uritur, rrëmbeni diçka të vogël që është lehtësisht e tretshme, p.sh. fruta ose perime, kështu që menjëherë para drekës, ndiheni pak të uritur.
Nëse ka akoma shumë kohë deri në vaktin tuaj të rradhës, zgjidhni diçka që përmban proteina, fibra dhe yndyrna, p.sh. vezët dhe arrat./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment