Të brendshmet sipas dietologes së njohur Blerina Bombaj kanë disa kleçka që Neps.al i rendit më poshtë për ju:
- E para duhet të jetë mish nga kafshë të sigurta, të shëndetshme, të kullotura në jeshillëk dhe të patrajtuara me antibiotik.
- Duhet të gatuhen mirë.
- Duhet të konsumohen radhë.
- Duhet të konsumohen edhe më radhë nga fëmijët. Jo më shpesh se 1 herë në muaj kurse nga gratë shtatzëna aspak.
Përndryshe ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A, D, E, hekurit,zinkut, magnezit dhe seleniumit. Ato janë të pasura gjithashtu me vitamina B, folate dhe aminoacide thelbësore.
Përse duhet të konsumohen radhë, ka qenë pyetja më e shpeshtë që komentuesit i kanë bërë Blerinës.
Ja përgjigjia e saj:
‘Sepse kanë shumë vitaminë A dhe mund të bëhet toksike për mëlçinë’.

Një ide e mirë sesi mund t’i shijoni të brendshmet është t’i skuqni ato me qepë, hudhra, karota, dafinë, mendërz dhe pak verë të kuqe. Kjo recetë është shumë e përshtatshme edhe për fëmijët tuaj dhe mos kini merak për verën, pasi gjatë gatimit asaj i avullon gjithë alkooli./neps.al
Lini një koment