Zbardhni lehtësisht këllufat e jastëkut me këtë formulë natyrale
Nëse janë të verdhë këllufat e jastëkut të japin ndjesinë se janë të pisët dhe askush nuk do të donte të flinte tek to. Fatmirësisht me një formulë natyrale ju mund t’i zbardhni e ti bëni ato dritë.
Çfarë ju duhet:
1 filxhan detergjent pudër për larjen e rrobave
1 filxhan detergjent për larjen e enëve (mundësisht pluhur)
½ filxhan me borax ( gjendet në farmaci)
Udhëzime:
Fillimisht kontrolloni nëse këllufat e jastëkut tuaj mund të lahen. Më pas i hiqni me kujdes.
Në një legen të madh bashkoni 2 litra ujë dhe tri përbërësit me radhë.
I përzieni mirë. Mundësisht vendosni një palë doreza tek duart.
Zhysni këllufat e jastëkut në ujë dhe i lini të qendrojnë aty për 30 minuta.
Më pas i hiqni dhe i lani këllufat si zakonisht me lavatriçe në procesin e shkurtër.
Do të shikoni që rezultatet do të jenë të dukshme dhe këllufat e verdhë do të jenë thjesht një endërr e keqe./neps.al
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment