Peshk i gatuar në furrë me limon

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • Peshk i freskët
  • Rozmarinë e grirë
  • Majdanoz i grirë
  • Hudhër e grirë
  • Gjysmë limoni
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Ndizni furrën në 200 gradë.

2

Pastroni peshkun nga të brendshmet, pastaj shpëlajeni dhe thajeni me letër kuzhine.

3

Përzieni rozmarinën me majdanozin, hudhrën dhe 1 lugë vaj.

4

Shtoni kripë e piper dhe mbusheni peshkun me këtë përzierje, nga pjesa e hapur e barkut dhe në sipërfaqe.

5

Lani limonin dhe priteni në feta të holla.

6

Shtrojeni brenda barkut të peshkut.

7

Shtroni në një tavë letrën e aluminit dhe vendosni peshkun.

8

Spërkatni me vaj pjesen sipër dhe mbyllni letrën.

9

Futeni në furrën tashmë të nxehtë dhe piqeni për rreth 30 minuta, ose më tepër nëse është e nevojshme.

10

Peshku duhet të bëhet kërc dhe si i tejdukshëm.

11

Normalisht, nëse dëshironi, mund ta piqni edhe me perime si karrota, patate, brokoli për t’i dhënë më tepër shije dhe aromë.

Lini një koment