Si të bëni vetë një çokollatë të shkrirë. Do ju shijojë më shumë se ajo e kafeneve!

Si të bëni vetë një çokollatë të shkrirë. Do ju shijojë më shumë se ajo e kafeneve!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Me siguri edhe ju e keni shumë qejf çokollatën e shkrirë apo jo? Atëherë mësoni si ta përgatisni vetë sa herë ju shkon mendja për një të tillë...

Ingredientët

  • 150 gram çokollatë e zezë
  • 100 ml pana e ëmbël
  • 40 ml qumësht
  • shumë pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere të vogël në zjarr mesatar shtoni çokollatën e copëtuar dhe të gjithë përbërësit e tjerë me radhë.

2

I përzieni mirë e mirë derisa të jenë tretur plotësisht.

3

Shërbejeni të ngrohtë nëpër dy gota dhe shijojeni bashkë me miken/mikun tuaj.

Lini një koment