Pse kemi ftohtë gjatë gjithë kohës dhe si ta ndalojmë këtë
Pse kemi ftohtë gjatë gjithë kohës dhe si ta ndalojmë këtë ndjesi?
Neps.al ju rendit më poshtë 6 arsye që duhen marrë në konsideratë:
1. Gjendra tiroide ndoshta s’po funksionon mirë
Hormonet e tiroides ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës së trupit, por nëse kemi mungesë të tyre, do të ndiejmë të ftohtin gjatë gjithë kohës. Vizitoni një mjek. Një ekzaminim mjekësor mund të ndihmojë nëse keni sasinë e nevojshme të hormoneve tiroide në trupin tuaj.
2.Nuk po pini ujë mjaftueshëm
Uji forcon metabolizmin tonë dhe nëse qëndrojmë të pahidratuar për një kohë të gjatë do të ndjejmë të ftohtë edhe kur në është! Sigurohuni të pini mjaftueshëm gjatë ditës. Nëse uji pa shije nuk ju pëlqen, kombinojeni me pak limon, kastravec apo çfarëdo lloj gjëje që mund të mendoni.
3. Mund të vuani nga anemia
Nëse prej kohësh dyshoni për diçka të tillë, e mira është të vizitoni një mjek. Anemia ndodh kur trupit tuaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut që japin oksigjenin në organet dhe indet tuaja. Ekziston anemia me mungesë hekuri që shfaqet gjatë shtatzënisë, menstruacioneve, ose humbjes së gjakut ose për shkak të përthithjes së dobët të hekurit, dhe anemisë me mungesë të vitaminave shkaktuar nga dieta jo e pasur ushqimore. Simptoma të tjera të anemisë përfshijnë lëkurën e zbehtë, rritjen e rrahjeve të zemrës, lodhjen dhe dhimbjen e kokës.
4. S’po flini gjumë mjaftueshëm
Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për të rregulluar temperaturën e trupit, kështu që mungesa e tij është një prej shkaqeve që ndjeni të ftohtë gjithë kohës. Rishikoni axhendën tuaj ditore dhe sigurohuni që të keni kohë të mjaftueshme për të fjetur në mënyrë që të mund të merrni energji.
5. Jeni nën-peshë
Nëse po mbani dieta dhe keni hequr dorë nga ushqimet e shëndetshme, ky është një problem. Metabolizmi s’po funksionon siç duhet dhe temperatura e trupit gjithashtu. Konsideroni të hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar që i përshtatet moshës dhe gjendjes shëndetësore.
6. Keni qarkullim të dobët të gjakut
Sëmundja e arterieve periferike mund të bëjë që arteriet të dështojnë në shpërndarjen e gjakut në organe dhe inde, duke na bërë të kemi ftohtë. Kur pllakat grumbullohen në arteriet (arterioskleroza) ajo i bën arteriet më të ngushta, duke ndikuar në qarkullimin e gjakut në duar dhe këmbë, duke shkaktuar ftohje dhe mpirje.
Si ta rregulloni: Vizitoni një mjek. Trajtimi për sëmundjen e arterieve periferike përfshin ndryshime në stilin e jetesës (si heqja dorë nga pirja e duhanit, për shembull) dhe trajtimi mjekësor, përfshirë operacionin në disa raste./neps.al
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment