Sugjerojmë:

9 mënyra fantastike për të bërë patatina, pa përdorur as edhe një patate të vetme

Nëse po përpiqesh të na tregosh se nuk të pëlqejnë patate e skuqura dhe patatinat, nuk të besojmë aspak. Sepse ato janë një nga ushqimet më të shijshme, të këndshme dhe shkojnë me gjithçka.

Megjithatë është padyshim e drejtë të urreni kaloritë, yndyrën dhe kripën që vijnë së bashku me patatet e skuqura. Që të hiqni dorë më lehtë nga to ne po ju japim disa sugjerime që t’i zevëndësoni:

1.Patatina me shparguj

Ngroheni furrën tuaj në 220 ° C dhe vendosni një letër kuzhine për pjekje të lyer me pak spraj për të mos u ngjitur.

Mbuloni shpargujt në miell dhe pastaj në një tas ku më parë keni rrahur vezën me djathë parmixhano, kripë dhe piper. Piqini për 10-12 minuta, deri sa të marrin ngjyrë të artë kafe dhe të bëhen krokante.

2.Patatina me avokado

Ngroheni furrën tuaj në 230 ° C dhe vendosni një fletë kuzhine të lyer me spraj për të mos u ngjitur. Pastaj, shtroni fetat e avokados në miell dhe zhytini në një përzierje të ujit dhe vezëve të rrahura. Hidhini avokadot në një përzierje të thërrimeve të bukës, pluhur hudhre, pluhur speci djegës dhe kripë. Piqni për 10-15 minuta ose deri sa të bëhen krokante.

3.Patatina me kungull të njomë

Ngroheni furrën në 220° C dhe shtroni në grilën metalike të sobës një letër kuzhine të lyer me spraj për të mos ngjitur.

Pritini kungujt për së gjati dhe futini në miell dhe më pas zhytyni në vezë të rrahura. Pas kësaj kalojini tek përzierja e djathit parmixhano dhe erëzave italiane. Piqini për 20-22 minuta.

4.Patatina me karrota

Ngroheni furrën tuaj në 200 ° C. Pritini karrotat dhe hidhini në një përzierje me vaj ulliri, djathë parmixhano, pluhur hudhre, majdanoz, kripë dhe piper. Piqni për 10 minuta, kthejeni nga ana tjetër dhe vazhdoni pjekjen 5-10 minuta të tjera.

5.Patatina me patëllxhanë të skuqur

Ngroheni furrën në 230 ° C  dhe vini një fletë pjekjeje me letër kuzhine. Ndërkohë përzijini së bashku në një enë bajame, rozmarinë, trumzë, paprikë dhe kripë dhe vendosni mënjanë. Patëllxhanët zhytyni në  vezë, pastaj në përzierjen e përgatitur dhe futini të piqen për 20-25 minuta.

6.Patatina me turshi të skuqur

Ngroheni pak vaj në një tigan dhe vendosni turshitë të thahen nga uji i tyre. Pastaj merrini turshitë dhe zhytini në vezë dhe miell.

Pastaj lërini të skuqen për 2-3 minuta. Pasi të jenë skuqur vendosini mbi një letër kuzhine që të thithë vajin e tepërt dhe konsumojini të nxehta.

7.Patatina me bishtaja

Ngroheni furrën tuaj në 200 ° C dhe lyejeni një fletë pjekje me vaj ulliri. Pastaj, hidhni bishtajat e  gjelbra në vaj ulliri dhe miell misri. Hidhini bishtajat në vezët e  rrahura dhe më pas zhytini në  një përzierje të kripës, piperit, djathit parmixhano dhe thërrimeve të bukës.

Piqini rreth 18-20 minuta, derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.

8.Patatina me patate të ëmbël

Ngroheni furrën në 220 ° C. Hidhni patatet e prera në vaj ulliri, rozmarinë, kripë dhe piper. Piqini për 20-25 minuta, duke i kthyer nga të dyja anët.

9.Patatina me rrepë

Ngrohni furrën në 220 ° C dhe hidhni fetat e rrepës në vaj kokosi, kripë, piper, paprikë, pluhur hudhre dhe majdanoz të thatë. Piqini për 30 minuta, duke i kthyer nga të dyja anët.

Lini një koment