Sugjerojmë:

9 këshilla si të shmangni helmimin nga ushqimi në këto ditë të nxehta

Me rritjen e temperaturave rreziku nga helmimi është gjithnjë e më i lartë. Prandaj për të shmangur incidente të pakëndshme, ndiqni me disiplinë 9 pikat më poshtë.

Kur bëhet fjala për shëndetin tuaj, asnjëra prej tyre nuk duhet neglizhuar.

  • Vendoseni ushqimin e mbetur në frigorifer pasi e keni përdorur
  • Konsumojeni ushqimin e mbetur brenda 2-3 ditëve
  • Konsumojeni ushqimin sapo të jetë gatuar
  • Mbani temperaturën e frigoriferit poshtë 5 gradë celsius.
  • Mos e mbingarkoni frigoriferin
  • Mishin e shkrirë vendoseni brenda në frigorifer dhe jo tek dera
  • Përdorni frigorifer të vogël për të mbajtur ushqimet e freskëta gjatë piknikut
  • Frigoriferi nuk duhet të qendrojë pa drita për më shumë se 4 orë.
  • Nëse ushqimi ka erë apo ngjyrë ndryshe nga e zakonshmja mos e konsumoni, por hidheni.
  • Ushqimi i shkrirë nuk duhet të ringrihet
  • Kufizoni hapjen e shpeshtë të frigoriferit/akullit.
  • Hani gjithnjë ushqime të freskëta në shtëpi, shmagni ushqimet Fast-Food dhe me shumë salca.

Larja e duarve në mënyrën e duhur mund t’ju ndihmojë në shmangien e kontaminimit të ushqimit  dhe në parandalimin e helmimit prej tij.

Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 15- 20 sekonda para dhe pasi të keni gatuar, apo të keni përgatitur ushqimin. Në mungesë të ujit dhe të sapunit, përdorni një copë të lagur me alkool./neps.al 

Lini një koment