Sugjerojmë:

8 pika që duhet të kesh parasysh kur udhëton në mot të keq

Reshjet e shumta jo pak herë vënë në rrezik jetën tona dhe madje nëse jemi duke udhëtuar, mund të rrezikojmë të aksidentohemi.

Prandaj në kushtet e motit të keq, janë 8 pika që duhet të keni parasysh.

Neps.al jua rendit më poshtë:

• Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.
• Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. 
• Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.
• Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.
• Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
• Vendosni fëmijët në vende të përshtatshme, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
• Sigurohuni që aparatet e celularit të jenë të ngarkuara dhe me bateri rezervë.
• Mos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitjeje. 

Fotografia e Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik 

Lini një koment