7 sekrete që amvisat duhet të dinë në përdorimin dhe gatimin e mishit
Recetat me bazë mishin janë më të preferuarat në kuzhinën ballkanike. Që mishi të gatuhet sa më mirë, pa humbur vlerat ushqimore, por edhe shijen e tij, amvisat duhet të kenë parasysh disa këshilla praktike.
Mishi dhe peshku duhet të lahen jo shumë kohë para gatimit. Nuk duhet të mbahen në ujë, pasi humbasin proteinat, kripërat minerale dhe kështu ulen vlerat ushqimore të tyre.
Mishi i grirë nuk këshillohet të shkrihet në ujë të ftohtë, por të mbahet në një tenxhere me kapak të mbyllur rreth 2-3 orë. Lëngu që del nga shkrirja mund të përdoret, sepse përmban proteina, kripëra minerale dhe vlera të tjera ushqimore.
Që mishi gjatë skuqjes të krijojë kore të bukur në sipërfaqe, duhet që para gatimit të fshihet me pecetë.
Trutë, para se të përpunohen duhet të vendosen 1-2 orë në ujë që t’u hiqet cipa. Para se të skuqen, duhet të zihen.
Qepa për qofte, nuk duhet të grihet në makinën e mishit, por në rende.
Gjatë skuqjes së mishit në copa, këshillohet që ena të mbulohet me kapak, pasi në këtë mënyrë avulli nuk del, por mbetet tek mishi duke i dhënë atij shijen e mishit të stufuar e jo të skuqur.
Mishi është i zier, kur ndahet lehtë nga kocka ose kur piruni hyn e del lirisht.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment