7 mënyra si të përdorim mjaltin si produkt kozmetik
Mjalti është konsideruar një ushqim shumë i thjeshtë, por gjithmonë një ilaç i vërtetë popullor. Gjithashtu mjalti shërben për krijimin e maskave të ndryshme për fytyrën, por duhet ta evitoni mjaltin nëse jeni alergjik ndaj tij.
Mëposhtë ju japim disa alternativa sesi mund të kujdeseni për bukurinë tuaj nëpërmjet mjaltit:
1-Lëkurë e thatë
Mjalti është një zgjidhje natyrale, e përshtatshme për kujdesin ndaj një lëkure të thatë, duke patur parasysh zonat e thata të trupit të prekura nga dehidratimi, të tilla si bërrylat, duart dhe këmbët. Aplikoni mjaltin në lëkurën tuaj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.
2-Buzë të çara
Mjalti është një nga përbërësit më të njohur për buzët e plasaritura. Ai do të ndikojë dhe do të luajë rolin e shëruesit për buzët, për shkak të vetive antibakteriale. Mjafton ta aplikoni në sasi të vogël.
3-Flokë të thatë dhe të dëmtuara
Për t’u kujdesur për flokët e thatë dhe të dëmtuar nga përdorimi i piasterit apo nga pajisje të tjera, përgatisni një lloj mase me mjaltë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Përzieni mirë dy lugë mjaltë me dy lugë vaj ulliri. Nëse e dëshironi më të lëngshëm masën, hidhini pak ujë dhe aplikojeni në flokë të lagur. Mblidhini me peshqir flokët dhe lëreni masën e aplikuar të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajini flokët, duke përdorur shampon tuaj të zakonshme.
4-Relakson këmbët
Mjalti gjithashtu mund të shërbejë edhe për këmbët tuaja të lodhura. Mbushni një legen të thellë me ujë të ngrohtë dhe hidhini 1 ose 2 lugë mjaltë.
Mjalti do të zbusë lëkurën e këmbëve dhe do të krijojë një sensacion relaksi. Këtë lloj dushi relaksues për këmbët tuaj mund ta zgjasni për 10-15 minuta.
5-Aknet
Nëse keni probleme me aknet, provoni të aplikoni pak mjaltë në zonat “kritike”, për të përshpejtuar shërimin e tyre. Nëse një puçërr iu shfaqet papritur në sipërfaqe, aplikoni pak mjaltë mbi të dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Mjalti ndihmon për të luftuar inflamacionin dhe luan një rol të dobishëm antibakterial.
6-Maskë për fytyrën
Për të realizuar një maskë të ushqyeshme për fytyrën, bashkoni 2 lugë mjaltë dhe 2 lugë qumësht. Aplikoni maskën në lëkurë, duke bërë lëvizje delikate dhe në mënyrë rrethore. Në këtë mënyrë mund të shijoni edhe një masazh relaksues. Lëreni maskën të veprojë në lëkurën e fytyrës për 10 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.
7-Maskë fytyre me kos dhe mjaltë
Kjo maskë është shumë e mirë për fytyrat me lëkurë të thatë. Përzieni një lugë kos me një lugë mjaltë dhe aplikoni masën e krijuar në fytyrë. Nëse është e nevojshme, mund të rrisni dozën e përbërësve. Lëreni maskën të veprojë mbi lëkurë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment