6 rregulla esenciale për ata që po e kalojnë në shtëpi infektimin nga COVID-19

Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19, është thelbi për të prishur zinxhirin e transmetimit të virusit tek të tjerët.

Kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj!

Ja disa hapa të rëndësishme në këtë drejtim: 

– Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.

– Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike! Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm!

– Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre!

– Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!

– Kur kolliteni ose tështini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave!

– Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.

No photo description available.

Burimi: ISHP 

Lini një koment