6 gabime në higjienën tonë që ka ardhur koha mos t’i bëjmë më
Në mënyrë që të jemi të shëndetshëm, ne jo vetëm që duhet të ndjekim rregullat e higjienës, por duhet t’i bëjmë ato në një mënyrë absolutisht të saktë. Përndryshe, efektet nuk do të jenë të njëjta.
Ne ju sugjerojmë që të njiheni me listën e gabimeve më të zakonshme që bëni, për të pasur mundësi që t’i korigjoni ato në kohë.
Bëni dush shumë shpesh
Mund të tingëllojë e çuditshme, por larja e shpeshtë është po aq e keqe sa të mos laheni fare. Sipas një ekipi të ekspertëve të sëmundjes infektive nga Universiteti Columbia, bërja e shumë dusheve e bën lëkurën tuaj të thatë dhe të plasaritur, gjë që çon në faktin se mikrobet mund të depërtojnë lehtësisht në trupin tuaj përmes këtyre plagëve. Ekspertët rekomandojnë të laheni jo më shumë se një herë në ditë.
Nuk i lani duart para se të kryeni nevojat tuaja në tualet
Mund të gjeni baktere jo vetëm në tualet, por në të gjithë shtëpinë. Kjo do të thotë që nëse nuk keni larë duart për një kohë të gjatë, bakteret ndoshta janë të pranishme edhe mbi to. Kur vizitoni tualetin, ju prekni pjesët private për të cilat mikrobet janë veçanërisht të rrezikshme. Kështu, larja e duarve para se të shkoni në tualet është edhe më e rëndësishme se pas.
E shtypni tualetin me gishta
Tualeti është ndoshta vendi më i pistë në shtëpinë tuaj. Vëzhgimet tregojnë se edhe 90 minuta pas një shtypjeje, dhjetëra pikëza me baktere janë ende në sipërfaqe. Prandaj, përpiquni të shtypni tualetin jo me majë të gishtave, por me anën e pasme të gishtit.
Flini në të njëjtin jastëk për një kohë të gjatë
Ky është një tjetër shkak i zakonshëm i problemeve të lëkurës. Një studim thotë se marimangat e pluhurit mund të shkaktojnë alergji, të cilat shkaktojnë bllokim të hundës, ënjtje dhe acarim të pasazheve të sipërme të frymëmarrjes. Gjithashtu rekomandohet që të lani jastëkun tuaj çdo javë.
I lëmë kafshët tona të flejmë me ne
Rezulton se edhe gjatë natës, duhet të ndjekim rregullat e higjienës. Kjo gjë nuk rekomandon që macet dhe qentë të flenë në të njëjtën shtrat me ju. Edhe ato më të pastrat mbajnë shumë baktere në qimet e tyre.
E lajmë fytyrën me sapun
Disa njerëz gabimisht mendojnë se nëse e lajnë fytyrën me sapun dy herë në ditë, do të jetë shumë e pastër dhe do të shmangin çarjet. Në realitet, sapuni bllokon poret dhe provokon plasaritjet. Dermatologët theksojnë se sapuni nuk ishte menduar fillimisht për fytyrën. Kur e përdorni atë, ju shkatërroni pengesën mbrojtëse dhe prishni nivelin e pH të lëkurës tuaj./neps.al
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment